Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin me reperin e famshëm të labelit “PINT”

Këngëtarja, Dafina Zeqiri, është pa dyshim këngëtarja e cila ka lansuar më së shumti projekte në këtë sezon verore.
Përkundër se është shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme ka lansuar disa këngë të reja të cila të shumica ishin bashkëpunime.
Pas duetit që e solli ditë më parë me Lyrical Son, ajo kësaj radhe ka bërë të ditur se po vjen sërish në një bashkëpunim me një anëtar tjetër të labelit “PINT”.

Dafina ka konfirmuar se këtë herë ka bashkuar forcat me reperin MC Kresha, gjersa projekti është pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
Kujtojmë që projekti i fundit I saj është bashkëpunimi në Lyrical Son.
“Llafe Llafe” u publikua javë më parë dhe është shndërruar në një nga hitet e kësaj vere, ku për vetëm një javë grumbulloi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube./SHQIP.com