Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja
Publikuar:
(15.04.2025 11:42:48)

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, feston sot 36-vjetorin e lindjes.
Atmosfera festive nuk mungoi, pasi bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, organizoi një surprizë të veçantë – qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, në një gjest romantik që emocionoi këngëtaren. Urimet për Dafinën kanë vërshuar nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.
Aktualisht, Dafina është në pritje të ëmbël, duke kaluar javët e fundit të shtatzënisë. Së shpejti, ajo dhe Kreshniku do të mirëpresin djalin e tyre të parë.
/Shqip.com