Dafina anulon një koncert në Pejë, tregon arsyen pse
Publikuar:
(03.08.2023 23:00:00)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri e ka anuluar koncertin e saj në Pejë.
Përmes një postimi në Instgram, Dafina tha se anulimi i koncertit erdhi për shkaqe shëndetësore.
Ajo gjithashtu u ka premtuar fansave në Pejë që së shpejti do të sjellë një “super show”, për ata.
“Kërkoj falje për mungesen time në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do t’iu sjellë një super show për ju! E juaja, Dafina”, ka shkruar ajo.
/Shqip.com