Lajme Ballkan

Daçiq: Serbia dhe Kroacia duhet të gjejnë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojnë njësoj

Kryeparlamenti i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha sot se dialogu mbi baza të barabarta, me respekt të ndërsjellë, është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Në Zagreb, në pritjen festive të Krishtlindjeve të Këshillit Kombëtar Serb, Daçiq tha se mesazhi i tij ishte që të dy vendet të përpiqen të gjejnë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojnë njësoj.

“Nuk besoj se jemi më afër njëri-tjetrit, por jemi këtu ku jemi, duhet të jetojmë bashkë dhe pastaj të jetojmë në paqe”, tha ministri.

Shefi i diplomacisë serbe tha se marrëdhëniet më të mira ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit, raporton Tanjug.

/Shqip.com