Cramon: Tërheqja e liberalizimit të vizave nga vendet anëtare të BE-së, është e papranueshme

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
E lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimin nga ana e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon.
Sipas Cramon, tërheqja e liberalizimit të vizave nga vendet anëtare të BE-së, është e papranueshme.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe duhet të procedohet pa kushte, me ç’rast heqja e tij e sotme nga Këshilli i BE-së, është e papranueshme”, thuhet në postimin e saj”, ka shkruar Cramon.
Sipas Cramon, dialogu duhet të jetë i ndarë nga kjo çështje. Diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.
/Shqip.com