Lajme

COVID-19: Ndërron jetë në QKUK një foshnje 3 javëshe

Ilustrim.

Një foshnje 3 javësh ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për Shqip.com është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

“Po dje pasdite ka ndërruar jetë foshnja e cila te ne është pranuar me datën 28 gusht 2021, e lindur më datën 13 gusht 2021 në spitalin e Ferizajt. Ka qenë e konfirmuar me COVID-19 pozitiv në gjendje të rëndë”.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë. Ka pas pneumoni të rëndë e po ashtu është konfirmuar edhe sepse vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka thënë Ismaili.

Katër gra shtatzëna kanë vdekur në Kosovë ditëve të fundit si pasojë e COVID-19.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit 21 qytetarë ndërruan jetë pas infektimit me Coronavirus. /Shqip.com