Çmimi kryesor në PriFest do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”
Publikuar:
(16.09.2022 11:00:29)

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest”, i dedikohet producentes së ndjerë Vjosa Berishës.
“For her” – “Për të”, është sllogani që PriFest ka vendosur të ja kushtoj vetë themelueses së festivalit.
Ndërkaq, edhe çmimi kryesor i festivalit “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

“PriFest”, ka shpalosur pothuajse të gjitha kategoritë e filmave dhe pritet të fillojë më 20 shtator ku do të zgjasë për pesë ditë.
Po ashtu, sipas njoftimit festivali ka ndryshuar edhe moton e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.