Lajme Botë

“Çmendet” Trump: Rusia të sulmojë vendet e NATO-s që s’paguajnë! Shtëpia e Bardhë: Deklaratë e tmerrshme!

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump

Donald Trump thotë se e “inkurajon” Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që nuk paguan kontributet e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Një nga presidentët e një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: “Epo, zotëri, nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, do të na mbroni?” Unë i thashë: ‘Nuk ke paguar? Je delikuent? Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt, unë do t’i inkurajoja rusët të bënin çfarë dreqin të donin. Duhet të paguash”, tha Trump.

Kjo deklaratë e tij se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia ka sjellë një lumë komentesh.

Në një reagim Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, madje i ka quajtur të tmerrshme.

I pyetur për komentet e Trumpit, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.

Edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një deklarate të dielën tha se “Çdo sugjerim, se aleatët e NATO-s nuk do të mbronin njëri- tjetrin minon sigurinë e të gjithë aleancës dhe vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe europianë”.

“Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një reagim të fortë dhe të bashkuar”, shtoi shefi i NATO-s.

Më herët edhe zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin e SHBA.

Fjalë “të pamatura”, i përcaktoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaratat e Trump.

/Shqip.com