Rozë

Çka po ndodh mes Ledjonës dhe Julit?

Ledjona Xheladinaj ka qenë një prej konkurrenteve të “BBV3” rrugëtimi i të cilës mbaroi kohë përpara finales.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Mos i Bjer me Top” nga Ronaldo Sharka teksa ka folur për jetën profesionale dhe atë private gjithashtu.

Siç e kemi parë, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “BBV3”, ajo ka patur një miqësi të ngushtë me Jul Dedën, një prej finalistëve të këtij edicioni.

Moderatori s’e ka lënë Ledjonën pa i shpëtuar një telefonate “prank” që ia bëri Julit.

Teksa gazetarja qëndroi serioze dhe e mbajti lojën deri në fund, siç duket aktori humorit, Jul Deda, nuk e kuptoi dhe nuk e priti aq mirë sa duhet

Ledjona: AloJuli: Hë moj

Ledjona: Mos më thuaj hë moj

Juli: Ça do?

Ledjona: Ça bën si je? Je vetëm?

Juli: Jo pse, çfarë problemi ka?

Ledjona: Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?

Juli: Pse?

Ledjona: Ti e di shumë mirë si e kam marrëdhënien me Eriolën, si shkon dhe i thua një mijë fjalë për mua.. ku e di ti paftësinë time, s’të vjen turp?

Juli: O gjigande.. Kujt i ke rënë, mos i ke rënë Gazit

Ledjona: Jo Jul Dedës i kam rënë, kryemashtruesit dhe gruas së keqe që flet me gocat, ku e di ti që më mbajnë me mik mua te puna

Juli: O Ledjona ku pive? Ça të kam bërë mi?

Ledjona: Do të takoj gruan dhe do t’i them dy fjalë çfarë ke bërë ti kur kemi qenë të party?

Juli: Çfarë kam bërë mi?

Ledjona: Si s’të vjen turp, sa respekt kam pasur për ty. Ta ka bërë mi Egla ty, o kokë daulle.

Juli: Kush të ka thënë?

Ledjona: A kishe dalë më Erjolën, i ke thënë këto fjalë.

Juli: Do më japësh 10 mijë euro borxh?

Ledjona: Po t’i jap, ia marr Eglës t’i jap ty(qeshin)

/Shqip.com