Çka përfshin plani pesëpikësh i prezantuar nga Kurti?

Bashkimi Evropian (BE) ka pranuar planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shtensionimin e situatës në Veri.
Më poshtë e gjeni planin pesëpikësh të prezantuar nga Kurti, ku përfshin:
-Përmbushjen e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët;
-Ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale;
-Vlerësimet e përbashkëta të sigurisë në mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të siguritë për të gjithë;
-Koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe të gjithë akterëve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, të cila duhet të organizohen në një atmosferë të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale; si dhe
-Rikthimin e menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ky i fundit siguron një plan të sekuencimit të drejtë dhe të balancuar të zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.
/Shqip.com