Çka i bëri bashkë Era Istrefin dhe Skerdin?
Publikuar:
(30.08.2021 22:16:55)

Ka disa vite që nuk është aktive me projekte të reja muzikore, por vetëm me postime në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Era Istrefi e cila ka dy vite që nuk ka sjellë projekt të ri.
Por, siç duket artistja ka vendosu të rikthehet, pasi që ajo dhe Skerdi janë bërë bashkë në studio.
Ka qenë Skerdi ai i cili ndau një foto krah artistes duke e etiketuar atë dhe Redbox edhe pse nuk dihet konkretisht se çfarë po ziejnë.

Mirëpo e gjithë kjo mbetët të shihet në ditët në vazhdim nëse dyshja në fjalë do të sjellin ndonjë bashkëpunim.
Në anën tjetër, kënga e fundit e Skerdit është “Bespreme”, i lansuar pesë muaj më parë./SHQIP.com