Çka e pyeti deputeti gjerman Borellin rreth Kosovës dhe Serbisë?
Publikuar:
(16.09.2023 19:10:56)

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, ka reaguar pasi profesori kosovar Gëzim Visoka ka ilustruar me ngjyra propozimet e sekuencimit nga Serbia, BE-ja dhe Kosova.
Butikofer e ka ftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së që t’ia hedh një shiqim ilustrimit me ngjyra, ndërkohë ka pasur dhe një pyetje për kryediplomatin e BE-së për atë se cilat janë idetë e tija për të lëvizur përpara.
“Hidhja një shiqim Josep Borell. Cilat janë idetë tuaja rreth lëvizjes përpara?”, ka pyetur Butikofer.
Have a look, @JosepBorrellF! What are your ideas about moving forward? #Kosovo #Serbia https://t.co/jjgAE1QM6K
— Reinhard Bütikofer (@bueti) September 16, 2023
/Shqip.com