Lajme Botë

Çka dihet deri tani për nëndetësen e humbur ku ndodhen pesë persona?

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar se janë dëgjuar zhurma nënujore, gjatë kërkimit për gjetjen e zhytëses.

Roja Bregdetare e SHBA tha se një avion kanadez kërkimi kishte zbuluar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit.

Automjetet e drejtuara nga distanca u zhvendosën “në përpjekje për të eksploruar origjinën e zhurmave”, por deri më tani “kanë dhënë rezultate negative”.

Komanda Verilindore e Rojes Bregdetare të SHBA-së tha se këto kërkime të zhvendosura vazhdojnë.

Nëndetësja e humbur, e quajtur Titan, ka më pak se 30 orë oksigjen urgjent të mbetur, bazuar në vlerësimet e mëparshme.

Midis pesë pasagjerëve në bord janë miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood dhe eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet.

Të dielën, nëndetësja humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj dy-orëshe deri në vendin e mbytjes së Titanikut, e cila shtrihet në një thellësi prej 3,800 m.

/Shqip.com