Çitaku-Osmanit: Interes shtetëror është përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila paralajmëroi ndërprerje të dialogut me Serbinë, nëse Kosovës i hiqet liberalizimi i vizave.
Çitaku tha se përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, është interes shtetëror i Kosovës.
“Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE. Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e suksesshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohjen reciproke.
Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE.
Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.
Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
/Shqip.com