Lajme

Çitaku: Gratë vazhdojnë të jenë cak i lehtë për t’u sulmuar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Sot gjatë ditës është sulmuar Hatixhe Pupovci- Profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Lidhur më këtë sulm ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku thotë se fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë cak i lehtë për t’u sulmuar.

“E shqetësuar nga dhuna e ushtruar ndaj profesoreshës Hatixhe Latifit – Popovci. Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë cak i lehtë për tu sulmuar, si në punë, si në shtëpi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, organet e rendit duhet të veprojnë shpejtë, dhe sulmuesi të dënohet pa vonesa./Shqip.com