Cili reper dëshiron diçka më shumë se një duet me Dua Lipën?
Publikuar:
(04.05.2022 13:52:11)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa sapo ka bërë për vete një djalë të ri.
Reperi i njohur, Jack Harlow duket se ka një pëlqim për këngëtaren, e këtë e ka shprehur direct në një këngë të cilën do e lansoj shumë shpejt.
Përpara publikimit të albumit të tij të premten, reperi ndau një fragment të një kënge të re në të cilën e përmend Dua Lipën.

“Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj me ty më shumë sesa vetëm një bashkëpunim,” thotë ai në fragmentin.
E fansat e të dyve janë duke u habitu nga ky fakt dhe shpresojnë që dyshja të lidhen.
Mirëpo, Dua nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë. /SHQIP.com