Chollet në Beograd përsërit kërkesën për marrëveshje përfundimtare
Publikuar:
(12.01.2023 17:55:42)

Këshilltari special i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuara për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të fokusohen tek bisedimet, duke bërë thirrje për formimin e Asociacionit të Komunave.
Gjithashtu këshilltari Chollet ka rikthesuar rëndësinë e propozimit franko-gjerman, e që sipas tij do të ishte një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshje finale.
“SHBA-të gjithmonë do t’i mbështesin të gjitha përpjekjet e bëra për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, tha Chollet, të cilin Vuçiq e informoi për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë”, njoftoi zyra për shtyp e presidentit Vuçiq.
/Shqip.com