Çfarë po ndodhë në mes Melisës dhe Blastës?
Publikuar:
(17.02.2023 23:51:57)

“Vëllai i Madh” ka vendosur një sfidë për banorët e Big Brother Kosova e quajtur “Sfida e Komplimenteve” ku përballë njëri-tjetrit janë vendosur Melisa Dhe Blasta.
Por, në prime-in e sotëm, është diskutuar se si ka shkuar sfida e tyre duke aluduar për “shkëndije” në mes dyshës.
“A mos vallë përtej kësaj sfide dhe Shën Valentinit, ka diçka” pyeti moderatorja.
Kurse, sipas Blastës fjalët e mira për njëri-tjetrin nuk e kanë pasur vështirë që t’i thonë.
“Afrimiteti ka qenë prej fillimit. Nuk ka qenë aq sfiduese me i thënë njëri-tjetrit fjalë të mira”, tha Blasta.
Ndërsa, Melisa ishte më e ngurruar që të shprehët se çfarë po ndodhte në mes saj dhe Blastës.
/Shqip.com