Çfarë e lidh nga jashtë Mevlanin me konkurrenten e re te “Perputhen”?

Konkurrentja e re e Perputhen i është bashkangjitur emisionit të shtunën.
Ajo takim e parë katër minutësh e kishte me Mevlanin.
Ata zbuluan se njiheshin në fakt nga jashtë, dhe vajza zbuloi se Mevlani i shkruante ne “Tik Tok” me fjale ngacmuese si “je fiksimi im”.
“Sikur më ke shkruajtur në ‘TikTok’ je fiksimi im, e para. E dyta meqenëse unë isha fiksimi jot unë mora hapin e parë që të pyeta për këtë informacionin që si funksionon ‘Për’puthen’. Pse nuk e hoqe këtë fiksimin dhe të më njihje. Dale sepse ky është shansi ose mundësia që unë mund të njoh Çiljetën ose të dal në takim me Çiljetën. A janë fjalët e tua këto?”.

Një gjë e tillë është mohuar nga Mevlani.
“Që t’kam thënë je fiksimi im është pak e vështirë sepse nëse unë arrij me të bërë këto komplimente një personi dije që ka mbaruar ai muhabet.
Çiljeta: Çfarë ke mbaruar? Çfarë i thua ti të mbaruar. Ti se ke nisur akoma çfarë mbarove”.
Kjo e fundit tha se i ka bërë edhe bllok./SHQIP.com