Çfarë do bëje nëse Marku të tradhton? Rudina Dembacaj habit me përgjigjen
Publikuar:
(03.08.2022 20:22:10)

Rudina Dembacaj jo rrallë është shndërruar në personazhin më të përfolur në showbizin shqiptar.
Ajo shpesh pranon pyetje interesante rreth martesës me Mark Frrokun.
Çfarë do bënte Rudina Dembacaj nëse bashkëshorti do e tradhtonte?
Kjo është pyetja që iu drejtua moderatores dhe aktores, e cila shpeshherë i jep mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje, mes tyre dhe personale.
Rudina nuk ka ngurruar të përgjigjet duke treguar se do të ndahej.
“Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?”, ishte pyetja ndërsa Rudina u përgjigj thjesht dhe qartë duke vendosur një këngë të Elita 5, “Lamutmirë”, që është këngë ndarjeje.

Ndryshe, aktorja Dembacaj ka një vajzë nga martesa e saj e parë./Shqip.com