Çfarë dhurate i dha Romeo mbrëmë Donaldit?

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aktori Donaldi ka takuar vëllain e tij binjak, Romeo Dreshaj.
Ky takim u bë pas 64 ditësh të qëndrimit të Donaldit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Produksioni kishte përgatitur një ‘lojë’ për banorët duke i zëvendësuar binjakët për disa çaste, për të parë se a do të arrijnë ata ta njohin Romeon.
Gjatë kësaj kohë ata biseduan edhe për jetën jashtë BBV-së ku Romeo tha se i ka zgjidhur të gjitha problemet që i kishin.

Gjatë ndërrimit të rrobave, Romeo i dhuroi atij 20 mijë lek shqiptare duke i thënë se duhet ta mbaj deri në finale.
“Ia vendosa në xhep, por ma zbuloi surprizën të ma dërgoj këtë 20-she deri në finale”, u shpreh Romeo, i cili bërë banorët dhe personazhet në studio të qeshin.
Mirëpo, zëvendësimi nuk i zgjati shumë pasi ai u njohë nga banorët brenda./SHQIP.com