Lajme

Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës, funksionale edhe në vendet e BE-së

Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës tani është funksionale edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë  ka thënë se pranueshmeria e kësaj certifikate është bërë nga EU digjital Certifikate nga Komisioni Evropian.

“Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së”, thuhët në njoftimin e MSH-së.

Sipas MSH-së, qytetarët duhet të hyjnë në platformën e-Kosova që ta shkarkojnë certifikatën në mënyrë që ata të mos kenë probleme rreth përdorimit të saj.

Theksojmë që sipas kësaj ministrie, çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të BE-së.

Lexo edhe:
Alarmante: 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosova po përballët me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja kundër COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 871 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, numri i rasteve aktive në Kosovë është 3263 persona.

Sipas MSH-së, gjatë këtij 24 orëshi nuk është shënuar asnjë rasti i vdekjes.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë qytetarët mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen e dozat përforcuese kundër COVID-19.

Ndërsa për personat mbi moshën 60 vjeçare është rekomanduar që të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës, me kusht që të kenë kaluar së paku katër muaj nga vaksinimi me dozë të tretë.

Megjithatë, IKSHPK-ja ka apeluar qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër COVID-19 duke përfshirë edhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura./Shqip.com