Çeku: Serbia po shkel në mënyrë flagrante konventat e UNESCO-s

Plotë 1247 artefakte të vendit, janë duke u mbajtur ilegalisht në muzetë e Serbisë, për të cilat Kosova vazhdon thirrjen për kthimin e tyre.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi tha se Serbia po shkel konventat e UNESCO-s.
“Duke mos i kthyer eksponatet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel në mënyrë flagrante konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”, ka shkruar ai.

Artefaktet e Kosovës, u morën nga Serbia për një ekspozitë të përkohshme në Beograd në vitin 1999, e që sipas marrëveshjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës e atij të Beogradit, artefaktet duhet të ktheheshin.
Nga këto 1247 artefakte, është kthyer vetëm një, ai i Hyjneshës në Fron, e që është i ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
/Shqip.com