Çeku për Arlind Gjikollin: Humbëm njërin nga artistët më të guximshëm të pasluftës
Publikuar:
(05.12.2022 21:57:52)

Artisti i njohur Arlind Gjikolli – Gjikla, ka ndërruar jetë të hënën.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Gjiklon e ka quajtuar si njërin nga artistët më të guximshëm të pasluftës.
“Arlind Gjikolli – Gjikla, një nga pionierët e muzikës rap në Kosovën e pasluftës, anëtar i grupit ËNC që revolucionarizoi skenën e muzikës me hymnet që nga sot do të jehojnë në përjetësi. Kontributi i tij në rap skenen e Kosovës dhe të Pejës ka qenë dhe do të mbetet me peshë”, ka shkruar Çeku.

Gjikolli ishte themelues i grupit të repit ËNC nga Peja.
Ndër, këngët e publikuara nga ky grup janë “Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty”.
/Shqip.com