Çeku: Kriminelët në veri dihen, tani është radha e Prokurorisë
Publikuar:
(05.06.2023 14:47:47)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se “kriminelët në veri” veçse dihen.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se institucionet po punojnë në identifikimin e tyre.
“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka shkruar Çeku.
Protestat në veri kanë vazhduar edhe sot, ku pati tensione në Zveçan, pasi u sulmua një veturë e Policisë së Kosovës, me mjete të forta.
Protestat vijnë pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj komunal atje.
/Shqip.com