Lajme

Çeku “ia heq kapelën ministrit Murati” për sjelljen gjatë sulmit me miell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi ministri i Financave Hekuran Murati, është gjuajtur sot me miell nga aktivistë të PSD-së.

Ai ka duartrokitur reagimin e Muratit, duke thënë se buzëqeshja e Muratit është integritet moral e profesional.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.

Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:
Aktivistët e PSD e gjuajnë me miell ministrin Hekuran Murati

Ndryshe, aktivistë të Partisë Socialdemokrate sot gjatë ditës kanë hedhur miell në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky aksion është zhvilluar në lagjen ‘Dardani” derisa , derisa ministri Murati ishte duke dalë./SHQIP.com