Kulturë

Çeku: Heroizmi i familjes Jashari në Prekaz ndryshoi historinë e Kosovës

Ministri Hajrulla Çeku

Në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e shtetit po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Në mënyrë të ngjashme ka vepruar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporitt, Hajrulla Çeku.

Çeku, heroizmin e familjes Jashari, e cilësoi edhe si diçka që ndryshoj historinë e Kosovës.

“24 vite nga sakrifica dhe heroizmi i jashtëzakonshëm i familjes Jashari në Prekaz që ndryshoi historinë e Kosovës, rrugën tonë të gjatë që u kurorëzua me liri dhe pavarësi të vendit.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai tha se ata janë gjithashtu frymëzim për të gjithë brezat.

“Rezistenca dhe trimëria e tyre është frymëzim për ne dhe breza të tërë që do të vijnë pas nesh. Lavdi Adem Jasharit dhe gjithë familjes Jashari! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!”, thuhet tutje në postim.

Epopeja e UÇK-së shënohet çdo vit nga 5, 6 dhe 7 marsi, atëherë kur edhe ndodhen sulmet në familjen Jashari.