Çeku: Është shpëtuar ndërtesa e kinemasë së parë të Prizrenit
Publikuar:
(29.12.2022 19:20:40)

Është shpëtuar ndërtesa e kinemasë së parë të qytetit të Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai tha se përmes ndërhyrjeve konservuese është shpëtuar ndërtesa e kinemasë së parë të qytetit të Prizrenit.
Sipas Çekut, këto ndërhyrje konservuese e kanë kthyer në jetë ndërtesën dhe e kanë bërë të gatshme për shfrytëzim nga komuniteti.
/Shqip.com