Lajme

Caktohet data e takimit të Ramës me bashkatdhetarët në Athinë

Kryeministri Edi Rama në 12 maj do të jetë në Athinë ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”!

/Shqip.com