Lajme

Buxheti për vitin 2022, nga qeveria tregojnë si do të bëhet ndarja e 2.75 miliardë eurove

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për viti 2022 në vlerë prej dy miliardë e 748 milionë euro.

Ky buxhet është 220 milionë euro më shumë apo 8.7 për qind, krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka treguar se si do të bëhet ndarja e buxhetit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Në një postim në Facebook, ka njoftuar se do të ndërtohet 50 çerdhe.

45 milionë euro do të shkojnë për shtesat e lehonave.

Po ashtu, siç ka bërë të ditur Kryeziu, dy mijë bursa do të ndahen për studentët më të mirë.

35 milionë euro të tjera do të ndahen për shtesat e skemave sociale.

24 milionë për barna esenciale, ndërsa dy milionë për Luginën e Preshevës.

Qeveria e Kosovës po ashtu planifikon të ndajë 50 milionë euro për shlyerjen e borxheve, ndërsa 70 milionë të tjera për mbështetjen e bujqve.

“10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendorë. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve. 40 Milionë për ndërmarrjet publike”, ka shkruar ai.

Më tej, ka bërë të ditur se nga buxheti i shtetit po ashtu do të ndahen 10 milionë për të blerë pajisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë. Ndërkaq, 100 milionë janë ndarë për ushtrinë./SHQIP.com