Burri vret gruan e tij me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Një burrrë nga fshati Llaushë e Skenderajt ka vrarë guan e tij me armë zjarri, përcjell Shqip.com.
Policia ka njoftuar se fillimisht kishte pranuar informatën për një plagosje. Viktimën e kishin nisur me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku më pas mjekët kanë konstatuar se si pasojë e plagëve, e ndjera ka ndërruar jetë.
“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftim.

I dyshuari për kryerjen e vrasjes është arrestuar nga Policia dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë e llojit “Pistoletë” e cila kishte pasur tre fishekë.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.
Pas intervistimit, të dyshuarit S.Q., 51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./Shqip.com