“Burj Khalifa” merr pamjen kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa”, e cila ndodhet në Dubai – Emiratet e Bashkuara Arabe, është mbuluar me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, njofton Shqip.com.
Në nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kjo ndërtesë ka marrë pamjen “Kuq e Zi”.
Pamjet e kësaj ndërtese të mbuluar me ngjyrat e flamurit shqiptar, i ka publikuar kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Republika e Shqipërisë të dielën ka festuar përvjetorin e 109-të të shpalljes së Pavarësisë.
Me këtë rast, aleatë të shumtë ndërkombëtarë e kanë uruar atë për ditën kombëtare. Ndër ta ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ai i Francës, Emmanuel Macron, Organizata më e madhe ushtarake në botë NATO dhe shumë të tjerë. /Shqip.com