Lajme

Buleshkaj: Transparenca dhe llogaridhënia prioritet në parandalimin e korrupsionit

Transparenca dhe llogaridhënia duhet të mbeten prioritet i institucioneve publike në parandalimin e korrupsionit. Kështu ka deklaruar drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, në ditën ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të APK-së, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo qeveritare dhe mediat.

Në këtë dite të shënuar, Buleshkaj priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.

Në këtë takim, takimin Buleshkaj tha se llogaridhënia, transparenca dhe bashkëpunimi me mediat dhe organizatat Joqeveritare, vazhdojnë të mbeten prioritet në parandalimin e korrupsionit dhe se vetëm gjatë vitit 2022. “Ndërsa, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve publike për parandalimin e korrupsionit”, ka thënë ai.

Në këtë takim, u tha se APK në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë, do të lancojnë fushatën informuese për parandalimin e korrupsionit që ka për qëllim informimin e qytetarëve në lidhje me fushëveprimin e Agjencisë dhe do të përfshijë informata për mbrojtën e sinjalizuese, procesin e deklarimit të pasurisë dhe parandalimin e Konfliktit të interesit.

“Në ditën botërore kundër Korrupsionit, shefi i Zyrës së BE-së shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për zbatimin e mandatit te Agjencisë në përpjekjet kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të APK-së.

/Shqip.com