Bukuroshja nga Gjilani shpallet fituese e “Miss Universe Kosova 2021”
Publikuar:
(10.07.2021 10:53:15)

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i spektaklit “Miss Universe Albania & Kosova”, shkruan SHQIP.
Fituesja e këtij edicioni është bukuroshja 19-vjeçare nga Gjilani, Tuti Sejdiu.
Kurora u dorëzua nga kampionia në fuqi e “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.

Mbrëmja e “Miss Universe Albania & Kosova” u shoqërua me një spektakël të vërtetë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës.
Me këtë fitore, Sejdiu ka siguruar biletën për përfaqësimin e Kosovës në eventin e madh të bukurisë, “Miss Universe”./SHQIP.com
