Bujqit ende pa subvencione, Tahiri: Ministria nuk jep asnjë informacion

15 marsi 2022 ka qenë afati i fundit për të publikuar thirrjen për aplikim për subvencione për bujqit, mirëpo një muaj e gjysmë pas Ministria e Bujqësisë nuk e ka bërë ende një gjë të till.
Kryetari i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri për Shqip.com është shprehur mjaft shqetësuese, dhe se është interesuar të dije arsyen, por që qasja me Ministrinë e Bujqësisë ka qenë e pamundur.
“Kjo është shumë keq, nuk janë transparent aspak, janë të mbyllur dhe nuk kam kurr çfarë informacioni se pse ka ndodh kjo edhe pse ju kom shkru kam kërku edhe takim me Ministrinë e Bujqësisë po ata fare nuk përgjigjen”, ka thënë Tahiri.

Tahiri gjithashtu ka bërë të ditur se paratë e dedikuara për subvencione për grurin, është dasht me dal në fund të muajit janar apo në fill të muajit shkurt.
“Në mënyrë që ato para bujku me i shfrytzu me riplehrim, për me i ble pesticide edhe me ju mbet një pjesë për korrje-shirje. Do të thot se ato para nuk shfrytëzohen për rritjen e redimenteve edhe për rritjen e siperfaqejes dhe në këtë mënyrë nuk ju ndihmohet bujqëeve, me ata para bujqëit munden me shku ne deti”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se këto para nuk nuk kanë kurrfarë dobie pasi që ato po vonohen përstepri./Shqip.com