BSPK: Ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë
Publikuar:
(08.09.2022 15:23:31)

Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar të enjten rreth tentimit nga qeveria për ta ndalur grevën.
Sipas tyre ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë.
“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme”, thuhet ne reagim.
BSPK njofton opinionin se ata do të bënin shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale nëse do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes./Shqip.com