BSPK mban protestë, këto janë kërkesat e tyre
Publikuar:
(08.04.2022 08:06:23)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK), sot gjatë ditës do të mbajnë protestë duke filluar nga ora 11:30.
Përmes kësaj protesta BSPK-ja kërkon rritjen e pagave, zbatimin e ligjit për sigurimin shëndetësor si dhe ndryshim-plotësimin e ligjit për skemat pensionale.

Protesta pritet të nis nga Biblioteka Kombëtare e do të vazhdojë në drejtim të Qeverisë së Kosovës./Shqip.com