Bruno Shemsho konfirmon ndarjen nga Ana Gjini

Lidhjet e formuara në Për’puthen nuk po kanë jetëgjatësi jashtë programit.
Çifti i krijuar në Për’puthen Bruno Shemsho dhe Ana Gjini i kanë dhënë fund lidhjes pak muaj pasi u deklaruan për njëri-tjetrin.
Ani pse qysh nga deklarimi u panë me skepticizëm, ata me postimet në instagram ua ndërruan mendjen njekësve duke shpresuar për një dashuri reale mes dy konkurrentëve të Për’puthen.
Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u ngritën dyshimet e para për ndarjen e tyre. Tanimë kjo është një fakt. Vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.
Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”
“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.
Ani pse ai nuk dha më shumë detaje, e madje as arsyen që i çoi drejt ndarjes.
Por çuditërisht, edhe pas deklaratës së Brunos ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale./Shqip.com