Lajme

Brnabiq: Kurti mbron të gjitha tezat e nazistëve nga Lufta e Dytë Botërore, dëshiron të dëbojë serbët

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se në bisedën e djeshme me përfaqësuesit e SHBA-ve ka theksuar se Beogradi është i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë dhe Metohi, për të cilën është përgjegjëse Prishtina.

“Dje e thamë qartë se jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Kosovë dhe Metohi dhe se kjo shihet në çdo gjë – nga fakti se në vitin 2021 numri i sulmeve ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi është rritur për më shum se 30″ tha Brnabiq.

Ajo ka kujtuar se Prishtina ua ka ndaluar serbëve në Kosovë e Metohi që të votojnë në zgjedhje, para kësaj në referendum raporton medium serb tanjug.

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë ndryshuar jo vetëm sepse legjitimiteti i Presidentit Serb është i padiskutueshëm, por edhe sepse Uashingtoni e sheh angazhimin e tij të sinqertë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, dialogun me Prishtinën ka thënë Brnabiq.

Brnabiq thekson se presionet ndaj Serbisë janë të mëdha, por se vendi ynë në takimet me partnerët e huaj nuk kërcënohet apo shantazhohet, sepse Serbia tani respektohet./Shqip.com