Lajme Ballkan

Brnabiq: Kurti është burimi i destabilitetit – Serbia nuk heq dorë nga lufta për paqe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić

Kryeministrja e Serbisë edhe njeherë ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas shefes së qeverisë serbe, Kurti është burim i destabilitetit.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka diskutime për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botërorë çdo ditë. Ne jemi në kërkim të zgjidhjes”, tha Brnabiq, raporton Tanjug.

Më tutje Brnabiq tha se Prishtina ka edhe mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

/Shqip.com