Lajme

Brnabić: Olduka Kroacia është skandali më i madh në marrëdhëniet tona në historinë modern

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, vlerësoi sot se vendimi i Qeverisë kroate për të mos lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një vizitë private në Jasenovac, ku ai dëshironte të nderojë viktimat e atij kampi gjatë Luftës së Dytë Botërore,është skandali më i madh në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë në historinë moderne.

Kryeministrja ka theksuar për Tanjug se presidentit Vuçiq nuk i është ndaluar hyrja në Kroaci, por i është ndaluar të shkojë në Jasenovac, raporton Tanjug.

Po ashtu edhe Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq tha sot se vendimi i qeverisë në Zagreb për të ndaluar Presidentin e Serbisë të bëjë homazhe për viktimat e gjenocidit në Jasenovac është turpi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Vuçiq kishte planifikuar që sot ta vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan të hynte.

Qeveria kroate tha se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci./Shqip.com