Brnabić: Heqja me dhunë e barrikadave do të ishte një sulm ndaj grave, fëmijëve…
Publikuar:
(24.12.2022 14:01:32)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, ka folur për tensionet në veri të Kosovës.
Ajo ka deklaruar se heqja me dhunë e barrikadave do të ishte një sulm ndaj grave, fëmijëve e të moshuarve.
Gjithashtu, ajo ka thënë se nuk beson në një skenar të tillë nga Policia e Kosovës.
“Unë nuk besoj në një skenar të tillë se policia e Kosovës do t’i largonte me forcë barrikadat në Veri të Kosovës”, ka thënë Brnabić.
Ndryshe, ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, gjatë vitit 2007-2008, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht.
/Shqip.com