Rozë Ndërkombëtar

Britney Spears nuk do të ftojë familjen e saj në dasmë

Britney Spears dhe familjarët e saj

Këngëtarja e njohur, Britney Spears, dëshiron që dasma e saj të jetë perfekte.

Por, në një event të tillë duket se personat e ftuar do të jenë të zgjedhur, shkruan Daily Mail.

40-vjeçarja nuk e ka në plan që të ftojë familjarët e saj, babain Jamie Spears dhe nënën Lynne Spears.

Britney dhe babai i saj

Këtë e kanë bërë të ditur bruime për Us Weekly, derisa prindërit e po ashtu vëllezërit dhe motrat janë jashtë listës së të ftuarve.

“Britney mezi pret që të martohet dhe të fillojë një jetë të re. Ata [Spears she Sam] kanë filluar me përgatitjet dhe ajo është shumë e lumtur për këtë”, thuhet për artisten.

Britney me familjen

Tutje per këngëtaren thuhet: “Për tani, asnjëri nga familjarët e saj nuk është i ftuar për në dasëm”.

Vlen të përmendet se Britney dhe i dashuri i saj, Sam Asghari janë së bashku që pesë vite./SHQIP.com