Britania e Madhe i ka dhuruar 4 mijë pajisje anti-tank ushtrisë ukrainase

Britania e Madhe i ka dhuruar 4 mijë sisteme anti-tank ushtrisë ukrainase me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar se pajisjet e dërguara anti-tank janë të gjeneratës së fundit.
Ministria ka mohuar se ka pamjaftueshmëri të armëve anti-tank ashtu siç pretendon propaganda ruse.
Ministria ka cicëruar edhe në Twiter për këtë pretendim.
“Mbretëria e Bashkuar ka sisteme të mjaftueshme armësh për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të mbajtur angazhimet tona ndaj NATO-s”, kanë shkruar ata.
Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 27-të dhe se raportohet për luftime të ashpra kryesisht në qytetin e Mariupolit i cili vazhdon të jetë njëra nga pikat ku ushtria ruse është duke tentuar të thyejë rezistencën.
Mirëpo ushtria ukrainase është treguar e aftë deri tani në zmbrapsjen e sulmeve për marrjen e qytetit. Këmbësoria është duke përdorur në masë të madhe edhe pajisjet të cilat janë dhuruar nga Britania e Madhe dhe nga vendet e tjera aleate. /Shqip.com