Lajme

Brenda 24 orëve janë shënuar 5 raste të dhunës në familje

Ilustrim
Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici, 4 prej të cilave kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës e një në Gjakovë.

Policia ka dhënë detaje për secilin rast, ku vërehet se viktima janë gratë e të dyshuarit janë burra.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.

“Prishtinë  23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.”

Ndërsa, një grua tjetër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, i cili ndodhet në arrati.

“Prishtinë  23.12.2023-18:00.   Viktima femër kosovare ka raportua se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.”

Në Lipjan, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

“Lipjan 22.12.2023-22:50.  Ankuesja kosovare me 23.12.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Në Graçanicë, një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj, i cili nuk e kishte përfillur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga Gjykata.

“Graqanicë 23.12.2023-08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij viktimën  femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.”

Në Gjakovë, një grua ka raportuar se babai i saj po shkakton dhunë fizike dhe psikike në familje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë  23.12.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje,  shumicën e rasteve kur gjendet  nën ndikim të alkoolit. I dyshuarin është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

/Shqip.com