Ekonomi Biznes

BQK largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Flamuri i Bankës Qendrore të Kosovës.
Flamuri i Bankës Qendrore të Kosovës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike.

“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com