Botohet vëllimi i IX i veprës së Mit’hat Frashërit

Është botuar vëllimi i IX i veprës së plotë të Mit’hat Frashërit, figurës polidrike te kulturës shqiptare dhe emrit kyç të Ballit Kombëtar. Libraria, lufta, dashuria e emigracioni përfshihen në këtë vëllim. Duket se Frashëri e parashikoi atë që do të ndodhte.
“Unë edhe sikur të më përzini nga Shqipëria, do të punoj për Shqipërinë. Në përpjekje për bashkimin me lëvizjen nacionalçlirimtare është e njohur marrëveshja e Mukjes dhe përfshirjen e padëshiruar e të imponuar në luftën civile, të udhëhequr nga PK dhe Enver Hoxha që e provokoi, e nisi dhe e përfundoi luftën shkatërrimtare me vendosjen e regjimit komunist dhe ndarjen nga perëndimi demokratik”.
Stërmbesa e Mit’hat Frashërit, Lorena Frashëri rikujtoi mesazhin e tij për gjuhën shqipe.
“Mit’hati u bënte thirrje shqiptarë të shkruanin shqip, gjithnjë shqip.
Gjuhë, thoshte ai, është 100 herë më grua se gruaja më e stolisur. Po thërresin për të çelur shkolla, por librat ku i kemi. Po thërresin që të kemi bashkim, po një gjuhë të përbashkët ku e kemi. Duam qytetërim por themelet nuk kemi zënë t’i hedhim”, shkruante ai, tha stërmbesa.
Për një figurë poliedreke si ai, që jeta intelektuale e politike ka qenë më në vëmendje, por përtej saj, jeta e tij personale duket se e shpëtoi nga dëshpërimi.
/Shqip.com