Borrelli: Thaçi u arrestua sa ishte president

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka thënë gjatë ditës së sotme se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u arrestu gjatë kohës sa ishte president.
Këtë koment ai e bëri gjatë fjalimit të tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut.
Borrell në fjalimin e tij ka folur për shumë vende, ndër to edhe për Kosovën dhe Dhomat e Specializuara.
“Ne kemi themeluar një mekanizëm special për zgjidhjet pas konflikteve. Dua të përmendi Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku ish-presidenti i Kosovës tash është në Amsterdam dhe po pret të gjykohet. E misioni ynë i Policisë në Kosovë ishte në detyrë për arrestimin e tij. E arrestoi sa ishte ende president dhe e dërgoi në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë Borrell.
Por me këto komente nuk janë pajtuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Vlora Çitaku ka thënë se Borell po gënjen lidhur me këtë rast.
“Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar! Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kujtojmë se me 5 nëntor, Hashim Thaçi, kisht dhënë dorëheqje nga posti pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për krime lufte.
/Shqip.com