Lajme

Borrell “shuplakë” Serbisë: Rruga juaj drejt BE-së kalon përmes dialogut me Kosovën

Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Shefi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell ia ka bërë të qartë edhe njëherë Serbisë se rruga e saj drejt anëtarësimit në BE, kalon përmes dialogut me Kosovën.

“Përfaqësuesi i Lartë, Borrell, përsëriti se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit, dhe ta përfundojnë atë pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me ligjet e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Borrell kujtoi se rruga përkatëse evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes Dialogut”, citohet të ketë thënë Borrel në takimin me ministrin e jashëm Marko Gjuriq, raporton Shqip.com.

Borrell nënvizoi rëndësinë e përafrimit të Serbisë me qëndrimet dhe vendimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, përfshirë në kontekstin e luftës së vazhdueshme agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.

Theksoi pritshmërinë e fortë të BE-së nga Serbia për të rritur përpjekjet e saj drejt harmonizimit të plotë, duke përfshirë masat kufizuese.

/Shqip.com