Lajme

Borrell për liberalizimin e vizave: Vendim historik i BE-së

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell
Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është vendim historik i BE-së.

Në një shkrim në rrjetin social X, ai tha se kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi Borrell.

/Shqip.com